Kalo te përmbajtja

24 TETOR 2016
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët organizojnë ndihma pas uraganit Methju

Dëshmitarët organizojnë ndihma pas uraganit Methju

Dëshmitarët e Jehovait po punojnë për të ndihmuar bashkëbesimtarët dhe të tjerë të prekur nga uragani Methju i cili, në fillim të tetorit 2016, goditi ishujt Bahamas, Karaibet dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Në ishujt Bahamas gati gjysma e 1.400 Dëshmitarëve të Jehovait vuajtën pasojat e uraganit. Për t’u plotësuar nevojat më urgjente, në dy vende u dërguan ushqime, ujë dhe ndihma të tjera.

Kubë, 124 shtëpi Dëshmitarësh u dëmtuan rëndë dhe 31 u shkatërruan fare.

Më tepër se 700 Dëshmitarë në Haiti u shpërngulën për shkak të uraganit. U shkatërruan plotësisht 73 shtëpi Dëshmitarësh dhe 4 vende adhurimi. Përveç tyre u dëmtuan edhe 274 shtëpi të tjera dhe 15 vende adhurimi. U shpërndanë ushqime dhe ilaçe, si edhe u blenë tenda strehimi të përkohshme për të shpërngulurit.

Shtetet e Bashkuara uragani dëmtoi 125 shtëpi të Dëshmitarëve. U raportua se rreziku më i madh ishin përmbytjet për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait po koordinon ndihmat për këtë rast nga selia e tyre botërore, duke përdorur fondet e dhuruara për veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve. Dejvid Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, thotë: «Ndonëse asnjë Dëshmitar s’humbi jetën, na vjen shumë keq për ata që humbën njerëzit e tyre të dashur nga kjo katastrofë.»

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid A. Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Bahamas: Maksuell Dini, 1-242-422-6472

Haiti: Daniel Leneja, 509-2813-1560