Kalo te përmbajtja

20 MAJ 2015
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët e Jehovait nisin serinë e kongreseve «Imito Jezuin!» në 11 qytete të SHBA-së

Dëshmitarët e Jehovait nisin serinë e kongreseve «Imito Jezuin!» në 11 qytete të SHBA-së

NJU-JORK—Të premten në mëngjes më 22 maj 2015, Dëshmitarët e Jehovait do të nisin kongresin e parë të serisë së kongreseve me temë «Imito Jezuin!» Gjatë fundjavës, këto evenimente publike ku hyrja është falas, do të mbahen në 11 vende, përfshirë edhe teatrin historik «Stenli», në Xhersi-Siti, Nju-Xhersi (fotoja kryesore). Dëshmitarët presin që çdo ditë në të 11 vendet së bashku të arrihet një maksimum të pranishmish prej më tepër se 41.000 vetash.

Xhejms Brauni, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Bruklin, Nju-Jork, thotë: «Të gjithë ata që pranojnë ftesën e kongresit për ta ndjekur bashkë me ne në zonën ku banojnë, do të priten shumë ngrohtësisht, dhe besojmë se do të kënaqen. Në tri ditët e kongreseve ‘Imito Jezuin!’ do të prezantohen në mënyrë mbresëlënëse mësimet e fuqishme të Jezuit, që ndihmojnë njerëz të të gjitha moshave në çdo rrethanë.»

Gjatë gjithë verës e deri në janar të 2016-s, Dëshmitarët e Jehovait do të mbajnë rreth 5.000 kongrese «Imito Jezuin!» në 92 vende. Programi, i cili është përgatitur nga Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait, do të prezantohet i plotë ose i pjesshëm në 347 gjuhë, përfshirë 55 gjuhë të shenjave.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: Xhejms Brauni, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000