17 DHJETOR 2012
SHTETET E BASHKUARA
Masakra në një shkollë në Connecticut
Të premten, më 14 dhjetor 2012, u dëgjuan të shtëna në një shkollë fillore në Newtown, Connecticut. Burimet e lajmeve raportojnë se u vranë të paktën 27 veta, ndër ta vetë vrasësi dhe 20 fëmijë. Sipas të dhënave të para, në kohën e masakrës në shkollë kishte të paktën dy fëmijë Dëshmitarë, por nuk u dëmtuan. Dëshmitarët e Jehovait në atë zonë po u ofrojnë ndihmë e ngushëllim familjeve dhe komuniteteve të prekura nga kjo tragjedi.
Zëdhënësi për mediat: J.R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000