Kalo te përmbajtja

SHTETET E BASHKUARA

Ngjarje historike në Shtetet e Bashkuara

Ngjarje historike në Shtetet e Bashkuara
  1. 17 QERSHOR 2002—Gjykata e Lartë e SHBA-së ripohon vendimet e viteve 40, të cilat garantojnë mbrojtje kushtetuese për veprën e predikimit të Dëshmitarëve të Jehovait (Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. kundër fshatit Straton)

  2. GUSHT 1998—Numri i Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara e kalon shifrën një milion

  3. 15 PRILL 1992—Në çështjen Pater kundër Pater, Gjykata Supreme në Ohajo, mbështet vendime të mëparshme të gjykatave të larta dhe vendos se një gjykatë më e ulët nuk duhej t’i kufizonte një prindi të drejtën e kujdestarisë së fëmijës për shkak të fesë së tij ose të saj

  4. 30 TETOR 1985—Gjykata e Lartë e Misisipit vendos se e drejta për trajtim mjekësor pa gjak mbrohet nga e drejta për privatësi dhe nga e drejta për lirinë e fesë (In re Brown)

  5. 31 GUSHT 1972—Gjykata e Apelit e Krahinës së Kolumbisë vendos se një shtet duhet ta respektojë të drejtën që ka një i rritur i aftë për të marrë vendime që të refuzojë transfuzionin e gjakut (In re Osborne)

  6. 30 NËNTOR 1953—Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos se një Dëshmitar i Jehovait, i cili është shërbëtor fetar në kohë të plotë, ka të drejtë të mos kryejë shërbimin ushtarak edhe nëse bën punë shekullare (Dikinson kundër Shteteve të Bashkuara)

  7. 1944—Zbutet përndjekja kundër Dëshmitarëve të Jehovait

  8. 14 QERSHOR 1943—Gjykata e Lartë e SHBA-së anulon vendimin për çështjen Gobitis dhe vendos se detyrimi për të nderuar flamurin ose për t’u betuar para tij dhunon të drejtat kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së fesë të nxënësve Dëshmitarë (Drejtoria Shtetërore e Arsimit në Virxhinian Perëndimore kundër Barnetit)

  9. 3 MAJ 1943—Gjykata e Lartë e SHBA-së shfuqizon urdhrin që zbatohej për Dëshmitarët e Jehovait, sipas të cilit duhej të blinin një licensë për të shpërndarë botimet fetare (Mardoku kundër Pensilvanisë)

  10. 3 QERSHOR 1940—Gjykata e Lartë e SHBA-së lë në fuqi vendimin se nxënësit e shkollave shtetërore janë të detyruar të nderojnë flamurin (Drejtoria Arsimore e Minersville kundër Gobitis); pas vendimit nis një valë përndjekjesh kundër Dëshmitarëve

  11. 20 MAJ 1940—Për herë të parë, Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos se autoritetet shtetërore dhe vendore janë të detyruara të zbatojnë Amendamentin e Parë që mbron lirinë e fesë. Gjithashtu, gjykata vendos se Dëshmitarët e Jehovait nuk përbëjnë kërcënim për paqen me anë të predikimit të tyre (Kantuelli kundër Kënektikatit)

  12. 28 MARS 1938—Gjykata e Lartë e SHBA-së anulon urdhrin që i detyronte Dëshmitarët e Jehovait të merrnin leje për të shpërndarë literaturë (Lovell kundër qytetit të Grifinit)

  13. 26 KORRIK 1931—Studentët e Biblës marrin emrin Dëshmitarë të Jehovait

  14. 14 MAJ 1919—Anulohet dënimi i anëtarëve me përgjegjësi të shoqatës Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania; më vonë tërhiqen edhe akuzat kundër tyre

  15. 20 QERSHOR 1918—Dënohen dhe burgosen anëtarë me përgjegjësi të shoqatës Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania me pretekstin se kishin botuar materiale kundër luftës

  16. 4 MARS 1909—Krijohet enti Peoples Pulpit Association, i cili më vonë merr emrin Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

  17. 31 JANAR 1909—Studentët e Biblës e transferojnë selinë e tyre në Bruklin, Nju-Jork

  18. 15 DHJETOR 1884—Themelohet një ent ligjor që më vonë merr emrin Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

  19. RRETH VITIT 1880—Studentët e Biblës hapin selinë e tyre në Allegeni të Pensilvanisë

  20. KORRIK 1879—Botohet numri i parë i revistës që tani njihet si Kulla e Rojës

  21. 1870—Çarls Tejz Rasëlli dhe shokët e tij formojnë një grup për studimin e Biblës në Allegeni të Pensilvanisë, të cilët bëhen të njohur si Studentët e Biblës