Kalo te përmbajtja

26 SHKURT 2018
SHTETET E BASHKUARA

Përditësim për ndihmën pas uraganit Harvey

Përditësim për ndihmën pas uraganit Harvey

NJU-JORK—Banorët e Teksasit në SHBA po marrin veten nga pasojat e uraganit Harvey, i cili më 25 gusht 2017 goditi bregun e Korpus Kristit. Dy Komitete Ndihme në Rast Katastrofash po drejtojnë dhënien e ndihmës për mijëra vëllezërit e motrat e prekur.

Një vëlla kërkon për Dëshmitarë të Jehovait në një qendër ndihmash në Hjuston, Teksas

Më tepër se 7.000 vullnetarë kanë marrë pjesë në pastrimin fillestar, ku përfshiheshin 2.300 shtëpi të lajmëtarëve. Çdo javë rreth 1.000 vullnetarë po ndihmojnë me punën e meremetimit, që sa vjen e shtohet. Deri tani ata kanë meremetuar 48 Salla Mbretërie, ndërsa për muajt vijues janë programuar të riparohen mbi 545 shtëpi. Është përllogaritur se vetëm në këtë zonë puna e riparimit do të kushtojë 8,5 milionë dollarë dhe do të përfundojë më 30 qershor 2018.

Që prej fundit të gushtit 2017, 22 përfaqësues dege, 7 prej të cilëve anëtarë komiteti, kanë vizituar zonat e prekura nga katastrofa, për t’u dhënë forcë e ngushëllim nga Bibla lajmëtarëve të prekur. Lutemi që Jehovai t’u japë forcë për të kryer këtë punë të gjithë atyre që po ndihmojnë.—Nehemia 6:9.

Vullnetarë duke ndihmuar në Aransas-Pas, Teksas

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000