Kalo te përmbajtja

8 TETOR 2013
SHTETET E BASHKUARA

Përmbytje në Kolorado

Përmbytje në Kolorado

Aty nga mesi i shtatorit, shirat e rrëmbyeshëm në shtetin e Kolorados, SHBA, shkaktuan përmbytje e si pasojë u bllokuan rrugë, u dëmtuan shtëpi dhe vdiqën të paktën 8 veta. Sipas raporteve asnjë Dëshmitar i Jehovait në këtë rajon nuk është vrarë ose dëmtuar. Megjithatë, rreth 70 familje Dëshmitarësh, që jetonin në vendet ku stuhia goditi më fort, u evakuan nga shtëpitë. Pleqtë Dëshmitarë në zonat e prekura po kujdesen për nevojat urgjente të familjeve të evakuara, duke i ndihmuar të strehohen në vendbanime të përkohshme.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000