Kalo te përmbajtja

1 SHTATOR 2017
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët e Jehovait mbyllin shitjen e dy godinave në Bruklin

Dëshmitarët e Jehovait mbyllin shitjen e dy godinave në Bruklin

Më 31 gusht 2017 Dëshmitarët e Jehovait mbyllën procedurat e shitjes së 97 Columbia Heights. Për më se 30 vjet, ndërtesa prej 8.232 m2 ka shërbyer si godinë banimi për stafin e selisë botërore të Dëshmitarëve. Ish-hoteli historik Margaret, njihet për pamjen nga lumi Ist dhe nga qyteti i Manhatanit, për vendndodhjen në lagjen e bukur historike Brooklyn Heights, si dhe për tarracat e ballkonet. Ca ditë më parë, më 11 gusht 2017 Dëshmitarët mbyllën edhe shitjen e godinës së banimit në 119 Columbia Heights.

Selia botërore e Dëshmitarëve të Jehovait tani ndodhet në godinat e reja në Uoruik, Nju-Jork.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000