Kalo te përmbajtja

1 SHKURT 2018
SHTETET E BASHKUARA

Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Kaliforninë Jugore

Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Kaliforninë Jugore

Më 9 janar një stuhi e fuqishme shkaktoi rrëshqitje dheu të mëdha dhe u solli dëme të rënda banorëve të Kalifornisë Jugore në Shtetet e Bashkuara. Lajmet raportojnë se të paktën 21 veta humbën jetën dhe qindra shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan.

Asnjë lajmëtar nuk humbi jetën në këtë katastrofë. Megjithatë, një lajmëtari në Bërbenk iu dëmtuan shtëpia dhe prona, kurse në Venturë u evakuan tetë familje. Nga rrëshqitja e dheut nuk është dëmtuar asnjë Sallë Mbretërie.

Mbikëqyrësit qarkorë, Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash dhe përfaqësues të Repartit Vendas të Projektim/​Ndërtimit po i ndihmojnë lajmëtarët e prekur nga rrëshqitjet e dheut dhe nga zjarret e fundit. Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit tanë, të sigurt se Jehovai do t’u japë forcë gjatë kësaj kohe.—1 Pjetrit 5:10.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000