Kalo te përmbajtja

28 MARS 2014
SHTETET E BASHKUARA

Rrëshqitje dheu shkatërrimtare në shtetin e Uashingtonit

Rrëshqitje dheu shkatërrimtare në shtetin e Uashingtonit

Më 22 mars 2014 një rrëshqitje dheu me shtrirje mbi 1,5 kilometra varrosi shtëpitë në provincën Snohomish, Uashington, SHBA. Autoritetet vendore deklarojnë se deri në 90  veta nuk janë gjetur ende dhe 17 rezultojnë të vdekur. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara raporton se mes atyre që nuk janë gjetur ende është edhe një Dëshmitare. Një çift Dëshmitarësh humbën vajzën dhe stërmbesën në këtë rrëshqitje dheu. Dy Dëshmitarëve iu desh të largoheshin nga shtëpitë; shtëpia e një Dëshmitari tjetër u shkatërrua fare. Pleqtë Dëshmitarë në atë zonë po u japin ngushëllim e mbështetje të prekurve nga katastrofa.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000