Kalo te përmbajtja

17 MAJ 2017
SHTETET E BASHKUARA

Dëshmitarët finalizojnë shitjen e godinës 107 Columbia Heights, ish-rezidenca e selisë në Bruklin

Dëshmitarët finalizojnë shitjen e godinës 107 Columbia Heights, ish-rezidenca e selisë në Bruklin

NJU-JORK—Më 9 maj 2017 Dëshmitarët e Jehovait dhe një partner i firmës së pasurive të paluajtshme, Clipper Realty, finalizuan zyrtarisht shitjen e godinës 107 Columbia Heights, që ndodhet në lagjen historike Brooklyn Heights, Nju-Jork. Që nga 1960-a ndërtesa ka shërbyer si godinë banimi për personelin e selisë botërore të Dëshmitarëve.

Godina 11-katëshe, që në total është 14.312 m2, gjendet pranë shëtitores së Brooklyn Heights. Atje ka një oborr të mirësistemuar me një shatërvan, si edhe një tarracë me pamje nga ura e Bruklinit, nga East River dhe nga Manhatani i poshtëm.

Pamje e oborrit dhe e shatërvanit të 107 Columbia Heights

«Ka qenë kënaqësi kur shihnim fqinjët, sidomos familjet e reja, teksa ecnin përgjatë 107 Columbia Heights dhe vlerësonin godinën tonë, ose teksa kënaqeshin me shatërvanin dhe hyrjen e oborrit,​—kujton Dejvid Semoniani, zëdhënës në selinë e re të Dëshmitarëve në Uoruik, Nju-Jork.​—Për më se 50 vjet, prona na ka shërbyer më së miri dhe u bë një pikë strategjike në lagjen Brooklyn Heights.»

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000