7 NËNTOR 2012
SHTETET E BASHKUARA
7 nëntor 2012-Dëshmitarët e Jehovait shesin ish-hotelin Bossert
Dëshmitarët e Jehovait kanë shitur ish-hotelin Bossert që ndodhet në 98 Montague Street, në lagjen historike të Brooklyn Heights në Nju-Jork. Blerësi ishte David Bistricer nga Clipper Equity dhe Chetrit Group. Dëshmitarët nisën ta restauronin gjithë godinën në vitin 1983 sipas standardeve për zonat historike që kërkon Komisioni për Ruajtjen e Ndërtesave Historike (Landmarks Preservation Commission) dhe morën çmime vlerësuese. David Semonian, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait për mediat, u shpreh: «Ishte kënaqësi të kujdeseshim për hotelin Bossert këta 25 vjet. Është ndërtesë e bukur dhe e vlerësojmë vendin që ka pasur në historinë tonë.»
Zëdhënësi për mediat: David Semonian, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000