2 DHJETOR 2016
SHTETET E BASHKUARA
Dëshmitarët e Jehovait shesin pronën në 69 Adams
Më 29 nëntor 2016 Dëshmitarët e Jehovait finalizuan shitjen e pronës së tyre në 69 Adams Street, Bruklin, Nju-Jork. Godina prej 7.026 m2 gjendet në lagjen Dumbo përgjatë lumit, midis urës së Bruklinit dhe asaj të Manhatanit.
Dëshmitarët e Jehovait e ndërtuan këtë godinë katër katëshe më 1994 dhe e përdorën kryesisht për parkimin e makinave dhe për aktivitete zbavitëse. Ndërtesa ka 84 vende parkimi dhe dy ashensorë për makina.
Riçard Devajni, zëdhënës i Dëshmitarëve, shpjegon: «Godina në 69 Adams ofron një mundësi fantastike si pronë, jo vetëm për pozicionin e saj, por edhe për potencialin për t’u zgjeruar më tej. Plani urbanistik lejon që ndërtesa, e cila aktualisht ka një lartësi prej 26 metrash, të ngrihet deri në 85 metra dhe të zgjerohet deri në 14.586 m2.»
Zëdhënësi për mediat:
Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-845-524-3000