1 NËNTOR 2017
SHTETET E BASHKUARA
Dëshmitarët e Jehovait shitën ndërtesën historike Towers
NJU-JORK—Më 31 tetor Dëshmitarët e Jehovait shitën godinën e banimit 16-katëshe që ndodhet në 21 Clark Street, në zonën historike Brooklyn Heights. Dëshmitarët e kishin në pronësi dhe e përdorën prej më se katër dekadash ish-hotelin me stil romanesk.
Ish-hoteli u hap në vitin 1928 dhe në fillim quhej Leverich Towers Hotel. Pak pas kësaj u njoh si Towers Hotel, madje disa e quanin «Aristokrati i Hoteleve të Bruklinit», dhe klientët e tij ishin njerëz të rëndësishëm. Megjithatë, aty nga vitet 70 ndërtesa ishte dëmtuar shumë.
Dëshmitarët e blenë më 1975, ndonëse tashmë disa kate i kishin me qira për të strehuar personelin e selisë. Ata e rinovuan dy herë ndërtesën: në vitin 1978 dhe në vitin 1998.
Dejvid Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, komenton: «Ne që kemi jetuar në Brooklyn Heights, do ta kujtojmë Towers jo vetëm si pikë referimi, por edhe si një shtëpi të bukur e të rehatshme. Me shitjen e kësaj ndërtese mbyllim një kapitull tjetër të historisë sonë në Bruklin.»
Në vitin 2016 selia botërore e Dëshmitarëve të Jehovait u vendos në Uoruik, Nju-Jork.
Zëdhënësi për mediat:
Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000