20 DHJETOR 2016
SHTETET E BASHKUARA
Dëshmitarët shesin një prej pronave më të mëdha të pashfrytëzuara në Bruklin, 85 Jay Street
Të martën më 20 dhjetor 2016 Dëshmitarët e Jehovait u shitën pronën në 85 Jay Street kompanive ortake që merren me investime, të drejtuara nga Kushner, CIM Group dhe LIVWRK. Trualli me sipërfaqe 92.903 metra katrorë, i cili zë një bllok të tërë qyteti në lagjen plot gjallëri të Dumbos në Bruklin, ka leje ndërtimi për t’u zgjeruar e për t’u përdorur për shumë funksione.
Në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90 ky bllok përfshinte disa godina të rrënuara. Kur Dëshmitarët e blenë këtë pronë, kishin si qëllim ta zgjeronin aq sa të nxinte shtypshkronjën, puna e së cilës po shtohej. Por, në vend të kësaj, vendosën që aktivitetet e shtypjes, të lidhjes dhe të dërgimit të literaturës t’i kryenin në Uollkill, Nju-Jork. Kohët e fundit Dëshmitarët e transferuan selinë e tyre botërore nga Bruklini në Uoruik, Nju-Jork, dhe vitet e fundit kanë shitur pronat në lagjet Brooklyn Heights dhe Dumbo.
Riçard Devajni, zëdhënës i Dëshmitarëve, shpjegon: «Prona të tilla si 85 Jay Street nuk shiten çdo ditë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmasat, pozicionin dhe potencialin për t’u përdorur më tej.»
Zëdhënësi për mediat:
David Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 845 524 3000