Kalo te përmbajtja

13 MAJ 2014
SHTETET E BASHKUARA

Stuhitë bëjnë kërdinë në pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara

Stuhitë bëjnë kërdinë në pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara

Që nga 27 prilli 2014, një sistem i fuqishëm stuhish ka shkaktuar tornado vdekjeprurëse në pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara. Tornadot kanë shkatërruar shtëpi, dhe sipas raporteve, më shumë se 30 persona kanë humbur jetën. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara raporton se asnjë Dëshmitar nuk është vrarë a plagosur gjatë katastrofës, por shtatë shtëpi kanë pësuar dëme. Veç kësaj, tre vende adhurimi që përdorin Dëshmitarët janë dëmtuar. Dëshmitarët kanë organizuar komitete me vullnetarë që po ndihmojnë ata që janë prekur nga tornadot.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000