Kalo te përmbajtja

23 MAJ 2013
SHTETET E BASHKUARA

Tornado në Oklahomë

Tornado në Oklahomë

Më 20 maj 2013, një tornado me shpejtësi rreth 320 kilometra në orë dhe gjerësi 2 kilometra, bëri kërdinë kur kaloi mes për mes rajonit Moore të Oklahomës, në jug të qytetit të Oklahomës. Mediat raportojnë se numri i viktimave ka arritur në 24, përfshirë 10 fëmijë. Nuk raportohen të vdekur ndër Dëshmitarët e Jehovait që jetojnë në zonën e prekur. Vetëm një Dëshmitar është dëmtuar dhe po kurohet. Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash që përbëhen nga Dëshmitarë vullnetarë, po marrin masa që njerëzve të prekur t’u plotësohen nevojat urgjente si, ushqim, ujë dhe inkurajim nga Shkrimet e Shenjta.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000