Kalo te përmbajtja

11 SHTATOR 2017
SHTETET E BASHKUARA

Përditësim për uraganin Irma

Përditësim për uraganin Irma

Kemi marrë informacione të reja për gjendjen e vëllezërve dhe të motrave në Karaibe dhe në juglindje të Shteteve të Bashkuara pas uraganit Irma.

Mjerisht, gjatë evakuimit vdiq një vëlla i moshuar në Florida dhe një motër në Xhorxhia. Gjithashtu janë lënduar dy vëllezër në Tortola, ishulli më i madh në Ishujt Virxhin të Britanisë. Në Karaibe janë dëmtuar rëndë mbi 40 shtëpi të vëllezërve dhe janë shpërngulur të paktën 40 Dëshmitarë. Vëllezërit po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet teksa arrijnë të futen në zonat e prekura nga katastrofa.

Bashkohemi me ndjenjat e atyre që kanë humbur njerëzit e dashur dhe me të prekurit e shumtë nga kjo stuhi. Vazhdojmë të mbështetemi te Jehovai ndërsa siguron ngushëllim me anë të kongregacionit.—1 Selanikasve 3:7.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000