17 TETOR 2018
SHTETET E BASHKUARA
Uragani Majkëll, një nga më të fuqishmit në historinë e SHBA-së, bën kërdinë
Më 10 tetor 2018, uragani Majkëll goditi Floridën dhe bëri kërdinë në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Ky uragan i kategorisë 4 është konsideruar si një ndër më të fuqishmit që ka ndodhur në SHBA. Ai ka shkaktuar dëme masive në prona, si dhe vdekjen e të paktën 18 njerëzve.
Janë prekur vëllezërit e motrat në 94 kongregacione e 13 qarqe, dhe asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën, por 3 janë lënduar. Gjithashtu, uragani ka dëmtuar shtëpitë e 528 vëllezërve, 34 Salla Mbretërie dhe gjithsej ka lënë 39 Salla Mbretërie pa energji elektrike.
Dega e Shteteve të Bashkuara me kontributin e një komiteti të ndihmës dhe të mbi 40 mbikëqyrësve qarkorë po koordinon punën për dhënien e ndihmës. Me këtë punë duan t’u sigurojnë vëllezërve ushqim, ndihmë mjekësore, strehim, ujë, si dhe t’i bëjnë shtëpitë e tyre të sigurta duke mbuluar çatitë dhe duke hequr rrënojat e shkaktuara nga pemët e rëna. Po ashtu janë marrë masa për t’u dhënë vëllezërve inkurajim nga Fjala e Perëndisë.
Edhe pse bashkadhuruesit tanë nuk janë të imunizuar nga vështirësitë e këtij sistemi, as nga vështirësitë që sjellin katastrofat natyrore, mbështeten me besim te Perëndia për ndihmë të pashtershme.—Psalmi 142:5.