7 GUSHT 2018
SHTETET E BASHKUARA
Zjarr shkatërrimtar pranë Reding, Kaliforni
Zjarri shkatërrimtar që ka rënë pranë Reding, Kaliforni, vazhdon që nga 23 korriku i 2018-s. Për shkak të këtij zjarri, që e mori emrin nga vendi ku nisi, kanë humbur jetën 8 persona, janë djegur rreth 44.500 hektarë dhe janë shkatërruar mbi 1.300 ndërtesa.
Asnjë nga lajmëtarët që jetojnë në zonat e prekura nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Megjithatë, një vëlla ka pësuar djegie teksa ngiste një buldozer për të ndihmuar zjarrfikësit të ndalonin përhapjen e zjarrit, por s’është në rrezik për jetën. Veç kësaj, 454 vëllezër e motra janë shpërngulur dhe aktualisht po qëndrojnë në shtëpitë e të afërmve ose të lajmëtarëve të tjerë. Gjithashtu janë shkatërruar shtëpitë e 12 Dëshmitarëve.
Mbikëqyrësit qarkorë që po bashkëpunojnë me pleqtë vendës janë siguruar që të gjithë lajmëtarët janë mirë dhe po u japin vëllezërve ndihmën e nevojshme nga Shkrimet dhe mbështetje materiale në këtë kohë të vështirë.—Proverbat 17:17.