Kalo te përmbajtja

13 DHJETOR 2017
SHTETET E BASHKUARA

Zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë në Kaliforninë Jugore

Zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë në Kaliforninë Jugore

Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me gjashtë zjarre të furishme në Kaliforninë Jugore, të cilat deri më tani kanë shkrumbuar mbi 100.000 hektarë tokë në kontetë e Los Anxhelosit, të Riversajdit, të San-Diegos, të Santa-Barbarës dhe të Venturës.

Raportet fillestare tregojnë se 484 lajmëtarë janë evakuar nga shtëpitë e tyre dhe se për pjesën më të madhe po kujdesen vëllezërit vendës ose familjarë që jetojnë në zona më të sigurta. Gjithashtu, gjashtë shtëpi të vëllezërve janë shkatërruar kurse tri të tjera janë dëmtuar. Pleqtë vendës dhe mbikëqyrësit qarkorë po i inkurajojnë nga Bibla dhe po u sigurojnë ndihmë praktike vëllezërve e motrave të prekur nga kjo katastrofë.

Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit e motrat tona ndërsa mezi presim ditën kur të përmbushen fjalët që gjenden te Proverbat 1:33: «Ai që më dëgjon, do të banojë i sigurt dhe i patrazuar nga tmerri i gjëmës.»

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000