Kalo te përmbajtja

13 TETOR 2017
SHTETET E BASHKUARA

RAPORTET E PARA | Zjarre shkatërrimtare në Kaliforni

RAPORTET E PARA | Zjarre shkatërrimtare në Kaliforni

Komiteti i Degës i Shteteve të Bashkuara na ka informuar për gjendjen e vëllezërve që janë prekur nga zjarret e shumta shkatërrimtare në Kaliforninë Veriore, si edhe nga zjarret që po përhapen vrullshëm në shkurrnajën e Kalifornisë Jugore.

Kalifornia Veriore: Zyra e Degës e Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me vëllezërit që shërbejnë si mbikëqyrës qarkorë në kontetë e Mendosinos, të Napës dhe të Sonomës dhe në rrethinat e tyre. Ata raportojnë se, përveç një lajmëtari të lënduar, të gjithë vëllezërit janë shëndoshë e mirë. Rreth 700 vëllezërve iu desh të evakuoheshin, kurse afërsisht 2.000 të tjerë janë gati të evakuohen nëse lind nevoja. Të gjithë vëllezërit e shpërngulur janë strehuar nga bashkëbesimtarët në vende më të sigurta. Deri tani është konfirmuar se janë shkatërruar një Sallë Mbretërie dhe tri shtëpi të Dëshmitarëve. Për më tepër, 22 shtëpi janë dëmtuar rëndë, kurse 32 të tjera kanë pësuar dëmtime më të lehta. Mbikëqyrësit qarkorë po marrin drejtimin për t’u siguruar bashkëbesimtarëve inkurajimin dhe mbështetjen tejet të nevojshme në këtë situatë.

Kalifornia Jugore: Në zonën Anaheim janë evakuar gjithsej 25 familje Dëshmitarësh, të gjithë shëndoshë e mirë. Bashkëbesimtarët i kanë mirëpritur në shtëpitë e tyre. Sipas raportimeve, s’ka pasur dëmtime as të Sallave të Mbretërisë dhe as të shtëpive të vëllezërve.

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të jetë «një kala e sigurt» për të gjithë këta bashkëbesimtarë në këto kohë vuajtjesh.—Psalmi 9:9, 10.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000