Kalo te përmbajtja

Një familje në Sierra-Leone mbajnë Shkrimet e Krishtere Greke në krio, pak pasi u prezantua në televizionin kombëtar

4 MAJ 2020
SIERRA-LEONE

Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën krio

Prezantohet botimi i ri nëpërmjet radios dhe televizionit kombëtar në Sierra-Leone

Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën krio

Më 26 prill 2020, mbi 2.000 lajmëtarë në Sierra-Leone që flasin gjuhën krio, u gëzuan jashtë mase kur u prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën e tyre.

Vëllezërit nuk mund të mblidheshin së bashku për këtë rast të veçantë, meqë qeveria i ka ndaluar grumbullimet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu, programi nuk mund të transmetohej streaming, pasi shumë lajmëtarë në Sierra-Leone, sidomos në qytetet e vogla, nuk kanë pajisje elektronike.

Vëlla Alfred Gani, anëtar i Komitetit të Degës në Liberi, prezanton Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën krio

Ndaj, Komiteti i Degës në Liberi, që mbikëqyr veprën në Sierra-Leone, mori leje nga Komiteti i Mësimit të Trupit Udhëheqës që të regjistronte një program të shkurtër për të prezantuar Biblën. Më pas njoftuan lajmëtarët që të ndiqnin programin special në radio ose televizion, pa u thënë gjë për Biblën e re.

Pak ditë para, ata dërguan në shtëpinë e çdo lajmëtari zarfe të mbyllura me Biblën e re brenda. Zarfi kishte disa udhëzime që tregonin se nuk duhej hapur derisa të mbaronte programi.

Menjëherë pas prezantimit të Biblës, motër Megan Diazi, që shërben aty ku ka nevojë në Sierra-Leone, komentoi: «Studentja ime më mori në telefon e më tha se e kishte dëgjuar fjalimin. Ajo ishte kaq e lumtur që falë Jehovait kishte Biblën në gjuhën e saj. Do ta përdorim që nesër kur të bëjmë studimin.»

Tunkeri është një tjetër student i Biblës që flet gjuhën krio. Ai tregon: «Ky përkthim është një provë e qartë se Jehovai do që Fjalën e tij ta kenë të gjithë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe ta kuptojnë aq mirë, sa t’ua mësojnë edhe fëmijëve të tyre. Jam jashtë mase i lumtur për përkthimin e ri në gjuhën tonë.»

Krio është një gjuhë kreole e bazuar në anglisht dhe flitet nga shumica e popullsisë në Sierra-Leone. Për të përkthyer Shkrimet e Krishtere Greke në krio, skuadra me 4 përkthyes punoi për 2 vite e gjysmë. Të hënën më 27 prill doli në sitin jw.org edhe formati elektronik i këtij përkthimi.

I jemi shumë mirënjohës Jehovait që vëllezërit dhe motrat në Sierra-Leone tani kanë Shkrimet e Krishtere Greke në krio. Është një tjetër «dhuratë e mirë dhe e përsosur» nga Ati ynë qiellor, Jehovai.—Jakovi 1:17.