22 GUSHT 2017
SIERRA-LEONE
Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Sierra-Leone
Mëngjesin e 14 gushtit 2017, Fritauni, kryeqyteti i Sierra-Leones, u përfshi nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ato dëmtuan rëndë dyqane, rrugë dhe shtëpi në mbarë qytetin. Konfirmohet se mbi 400 veta kanë humbur jetën dhe rreth 600 të tjerë konsiderohen të humbur. Autoritetet kanë frikë se shirat e tjerë që janë parashikuar, mund të sjellin shkatërrime të mëtejshme.
Zyra e degës në Sierra-Leone raporton se në këtë katastrofë nuk ka humbur jetën e as është plagosur ndonjë Dëshmitar i Jehovait. Megjithatë, dy familje janë shpërngulur. Pleqtë vendës po u japin ngushëllim dhe inkurajim nga Shkrimet bashkëbesimtarëve. Gjithashtu, ata kanë shpërndarë informacione ku përmblidhen masat e sigurisë në rast se ndodh ndonjë përmbytje tjetër.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Sierra-Leone: Kolin Atiku, +232-76-67-90-75