14 GUSHT 2019
SLLOVAKI
Kongresi i parë rajonal në gjuhën rome që flitet në Sllovakinë Lindore
Më 20 dhe 21 korrik 2019, në Sllovaki u mbajt kongresi i parë në gjuhën rome, në Winter Stadium, Mihalovce. Programin e shkurtuar e ndoqën 1.276 veta dhe u pagëzuan 19 prej tyre.
Morën pjesë edhe vëllezër e motra nga katër vende: Belgjika, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Ukraina. Të pranishmit u kënaqën pa masë kur panë filmin Josia—Historia e tij: Duaje Jehovain dhe urreje të keqen në gjuhën amtare.
Kongresi u mbajt vetëm pesë vjet pasi u formua kongregacioni i parë i gjuhës rome në Sllovaki në nëntor 2014. Sot, në territorin e degës së Çekisë dhe të Sllovakisë ka 9 kongregacione të gjuhës rome, 10 grupe dhe 14 paragrupe.
Piter Tirpaku, menaxheri i Winter Stadium, tha: «Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Dëshmitarët e Jehovait. S’na keni dalë kurrë nga fjala. Do ta kishim për kënaqësi po të vinit prapë.»
Piter Varga, mbikëqyrësi i programit të kongresit, u shpreh: «Asnjëherë nuk kam parë një kongres të tillë. Pa diskutim ishte një ngjarje teokratike historike për vëllezërit tanë të shtrenjtë që flasin gjuhën rome. Pas këngës së fundit nisën të përqafonin njëri-tjetrin, edhe pse nuk ishin takuar ndonjëherë. Shumë u përlotën nga gëzimi.»
Gëzojmë bashkë me 1.010 lajmëtarët që flasin gjuhën rome në Sllovaki. Në kongrese të tilla shihet qartë dashuria e sinqertë vëllazërore mes popullit të Jehovait.—Gjoni 13:34, 35.