Kalo te përmbajtja

10 MAJ 2013
SLLOVAKI

Dëshmitarët e Jehovait përkujtojnë 100-vjetorin në Sllovaki

Dëshmitarët e Jehovait përkujtojnë 100-vjetorin në Sllovaki

BRATISLAVË, Sllovaki—Dëshmitarët e Jehovait në Sllovaki organizuan një pritje për publikun në zyrën e tyre të degës më 15 dhjetor 2012, me rastin e 100-vjetorit të veprës së arsimimit biblik në këtë vend. Banorët në lagjet përreth morën ftesa për të vizituar godinat e degës. Në atë pritje pati më tepër se 200 të pranishëm. U ekspozuan dhjetë stenda që tregonin ngjarje të shënuara nga historia e Dëshmitarëve në Sllovaki.

Në vitin 1912, përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehovait filluan veprën e tyre publike të arsimimit biblik në Sllovaki. Kurse më 1991, Dëshmitarët botuan një përkthim të Biblës në sllovakisht që ishte i saktë dhe i lehtë për t’u lexuar. Zyra e degës në Bratislavë mbështet punën e pesë skuadrave sllovake të përkthimit. Bëhen përkthime edhe në gjuhën sllovake të shenjave, në dialektet rome të Sllovakisë lindore dhe rome olahe. E gjithë literatura dhe Biblat që botojnë Dëshmitarët e Jehovait, ofrohen falas. Sot, më tepër se 11.000 Dëshmitarët në Sllovaki drejtojnë çdo javë mbi 3.400 studime biblike falas, duke ndihmuar kështu njerëz të të gjitha grup-moshave të jenë më të lumtur bashkë me familjet e tyre.

Në mbledhjet e 160 kongregacioneve në mbarë vendin jepet arsimim biblik i mëtejshëm dhe çdokush është i mirëpritur t’i ndjekë këto sesione biblike falas. Që nga viti 1923, Dëshmitarët në këtë vend kanë organizuar edhe kongrese vjetore. Në vitin 2006, Dëshmitarët e Jehovait organizuan një kongres të veçantë në Bratislavë me më tepër se 10.700 të pranishëm, ndër ta mbi 3.600 delegatë nga Republika Çeke, Hungaria dhe Rumania.

Rastislav Eliaš, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Sllovaki, thotë: «Në 100 vitet e fundit, Dëshmitarët e Jehovait në Sllovaki kanë fituar një reputacion si qytetarë paqësorë dhe të ndershëm të cilët mbajnë lidhje të forta me të afërmit e tyre dhe me fqinjët. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi fort t’i ndihmojmë fqinjët të nxjerrin dobi nga arsimimi biblik, siç po bëjmë çmos për veten tonë.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Sllovaki: Rastislav Eliaš, tel. +421 2 49107611