Kalo te përmbajtja

6 NËNTOR 2019
SPANJË

Përmbytje të mëdha në lindje të Spanjës

Përmbytje të mëdha në lindje të Spanjës

Në muajt shtator-tetor të 2019-s, reshje të fuqishme shkaktuan dëme të mëdha në lindje të Spanjës. Sidomos më 23 tetor reshjet bënë kërdinë në provincën e Tarragonës kur lumi Frankoli doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Mjerisht 5 veta humbën jetën, mes tyre dhe 2 vëllezër që po ktheheshin në shtëpi nga një mbledhje kongregacioni. Ata po kalonin urën kur makinën e tyre e rrëmbyen ujërat.

Pleqtë po ngushëllojnë kongregacionin vendës që janë hidhëruar nga kjo tragjedi. Edhe një anëtar i Komitetit të Degës në Spanjë ka vizituar kongregacionin që t’u japë zemër nga Shkrimet.

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i ngushëllojë vëllezërit e motrat në këtë moment të vështirë.—2 Korintasve 1:3, 4.