Kalo te përmbajtja

6 NËNTOR 2024
SPANJË

Përmbytje të vrullshme godasin Spanjën Juglindore

Përmbytje të vrullshme godasin Spanjën Juglindore

Më 29 tetor 2024, reshje të rrëmbyeshme papritur përmbytën zona të Spanjës Juglindore. Disa zona në provincën e Valencias raportuan se pësuan sasinë e reshjeve të një viti të tërë brenda vetëm 8 orësh. Për shembull, në qytetin e Turisit ra rreth 64 centimetra shi. Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut mbuluan shumë qytete me baltë dhe morën me vete rrugë e ura. Mijëra njerëz kanë mbetur pa ushqim, ujë dhe energji elektrike. Të paktën 217 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë raportohen ende të zhdukur.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, një motër 77-vjeçare humbi jetën

  • 19 lajmëtarë janë evakuar ose janë shpërngulur

  • 1 shtëpi u shkatërrua

  • 21 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 27 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 157 lajmëtarë humbën automjetet personale në përmbytje

  • 3 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha

Ndihma në rast katastrofash

  • Përfaqësues të degës, mbikëqyrës qarkorë dhe pleq vendës po u japin zemër nga Shkrimet, ngushëllim dhe ndihmë praktike vëllezërve e motrave

  • Është ngritur 1 Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës

  • Në zona më të sigurta, vëllezërit dhe motrat kanë hapur me dashuri shtëpitë e tyre për të ofruar strehim të përkohshëm për bashkëbesimtarët e prekur nga përmbytjet

Zemrat tona bashkohen me dhimbjen e të gjithë atyre që janë prekur nga përmbytjet katastrofike në Spanjë. Na ngushëllon dhe na jep kurajë premtimi i Biblës se, në kohë vështirësish, të gjithë ata që e bëjnë Jehovain forcën dhe fuqinë e tyre, ‘s’do të kenë frikë’.—Isaia 12:2.