14 PRILL 2022
SPANJË
Prezantohen Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën katalane
Më 2 prill 2022, vëlla Alberto Rovira, një anëtar i Komitetit të Degës së Spanjës, prezantoi formatin dixhital të Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën katalane. Dëshmitarët që flasin këtë gjuhë në Andorrë dhe në disa rajone të Spanjës, ku përfshihen Ishujt Baleare, Katalonja dhe Valencia, e panë programin special në mënyrë virtuale. Në JW Stream kishte më tepër se 3.000 lidhje. Bibla në formatin e shtypur do të jetë në dispozicion të kongregacioneve në muajt vijues.
Bibla të ndryshme në gjuhën katalane janë përkthyer që në shekullin e 13-të. Një version mjaft i veçantë në këtë gjuhë është Bibla me Rimë, botuar mes viteve 1282-1325. Ajo përmban parafrazime me rimë të 18 librave të Biblës, që i ndihmojnë njerëzit ta kujtojnë më mirë tekstin.
Shumë Bibla në gjuhën katalane përdorin gjuhë të vjetër që është e vështirë për t’u kuptuar. Të tjera e kanë hequr emrin Jehova ose kanë pasaktësi të tjera.
Vëlla Rovira tha gjatë programit: «Mund të jemi të sigurt se kjo Bibël përcjell me saktësi mendimet e Perëndisë në gjuhën tonë.»
Jemi të lumtur që të gjithë ata që flasin gjuhën katalane, do të nxjerrin plotësisht dobi nga fuqia e Fjalës së Perëndisë.—Hebrenjve 4:12.