19 SHTATOR 2022
SPANJË
Rinovimi i degës së Spanjës çon përpara punën e përkthimit
Kohët e fundit, në degën e Spanjës ka përfunduar rinovimi i një prej godinave të zyrave. Ajo do të përdoret kryesisht nga Departamenti i Përkthimit. Rinovimi i kësaj godine është pjesë e një rinovimi më të gjerë të degës që është programuar të përfundojë më 2025.
Tani godina ka një bibliotekë që mund të mbajë deri në 4.000 vepra referimi për përkthimin. Aty gjenden libra që nuk janë në format elektronik.
Vëlla Xhon Bërsnelli, anëtar i Komitetit të Degës, thotë: «Vepra në degën e Spanjës ka ndryshuar goxha 25 vitet e fundit. Tani qëllimi kryesor i degës nuk është më shtypja apo magazinimi, por përkthimi në gjuhën spanjolle, në gjuhën spanjolle të shenjave, si edhe transkriptimi në brail i mjaft gjuhëve evropiane. Ja pse na duheshin më tepër zyra. S’ka diskutim se falë rinovimit do të jemi mbështetje më e mirë për vëllazërinë mbarëbotërore.»
Ndërkohë po rinovohen edhe katër godinat e banimit. Në këtë projekt pritet të punojnë deri në 200 vullnetarë ndërtimi. Për të strehuar punëtorët, në pronën e degës po vendosen përkohësisht 70 shtëpi të lëvizshme.
Në Spanjë, numri i lajmëtarëve vazhdon të rritet. Aktualisht në vend ka 120.530 lajmëtarë, ndër ta 23.565 po shërbejnë si pionierë të rregullt. Gjatë vitit të fundit, në Spanjë janë arritur 8 maksimume radhazi në numrin e pionierëve.
Kemi sigurinë se Jehovai do ta mbështetë punën për këtë projekt që godinat të përmbushin qëllimin e tyre, pra t’i sjellin lavdi emrit të tij të shenjtë.—Psalmi 61:8.