Kalo te përmbajtja

Godina Palacio de las Cortes në Madrid, Spanjë, ku mblidhet Kongresi i Deputetëve

24 MAJ 2023
SPANJË

Vendim historik: Qeveria spanjolle përjashton nga taksat Dëshmitarët e Jehovait

Vendim historik: Qeveria spanjolle përjashton nga taksat Dëshmitarët e Jehovait

Më 26 prill 2023, qeveria spanjolle miratoi një ndryshim të rëndësishëm për ligjin e taksave në vend. Ky vendim u sjell dobi Dëshmitarëve të Jehovait në Spanjë në shumë mënyra.

Vendimi i qeverisë e përjashton organizatën tonë nga detyrimi për të paguar taksat e pronës për godinat që përdorim për adhurim në mbarë vendin. Gjithashtu u jep mundësi individëve atje që kontribuojnë për veprën e Dëshmitarëve të Jehovait të mos paguajnë taksa për paratë që dhurojnë. Përveç kësaj, ky ndryshim konfirmon se Dëshmitarët e Jehovait janë një «fe e mirënjohur», siç njihemi edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Vëllai Joan Komas (majtas), përfaqësues i zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Spanjë, me z. Feliks Bolanjos (djathtas), nga Ministria e Presidencës

Edhe pse qeveria në Spanjë u dha njohjen ligjore Dëshmitarëve të Jehovait në qershor të 2006-s, ajo nuk i përjashtonte nga taksat, siç bënte me fetë e tjera në vend. Prandaj, vëllezërit tanë paraqitnin vazhdimisht kërkesa që të kishin të njëjtat të drejta si fetë e tjera. Papritur, më 24 prill 2023, zyrtarë të Ministrisë së Presidencës në Spanjë ftuan në një takim përfaqësuesit e Dëshmitarëve të Jehovait. Ata i njoftuan vëllezërit se do të ndryshonin ligjin për taksat për organizatat jofitimprurëse dhe do ta aplikonin edhe për Dëshmitarët e Jehovait. Dy ditë më vonë, më 26 prill 2023, Kongresi i Deputetëve e miratoi këtë ndryshim të ligjit, i cili pritet të hyjë në fuqi në qershor të 2023-shit.

Na gëzon zemra për këtë vendim të rëndësishëm që i kontribuon lirisë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Spanjë.—Filipianëve 1:7.