Kalo te përmbajtja

8 KORRIK 2016
SRI-LANKË

Dëshmitarët japin ndihmë pas shirave të rrëmbyeshëm në Sri-Lankë

Dëshmitarët japin ndihmë pas shirave të rrëmbyeshëm në Sri-Lankë

KOLOMBO, Sri-Lankë—Në kodrat qendrore të Aranajakës, në Sri-Lankë, afërsisht 100 kilometra jashtë kryeqytetit, Kolombos, një sërë rrëshqitjesh dheu përshkuan fshatrat, duke lënë 100 persona të vdekur e duke prekur rreth 350.000 të tjerë. Shirat e rrëmbyeshëm para rrëshqitjeve filluan ta goditnin rajonin më 15 maj, dhe në një moment sasia e shirave arriti lartësinë 373 milimetra vetëm brenda 24 orëve në qytetin e Kilinokit. Autoritetet e quajnë katastrofën më të rëndë natyrore që ka goditur Sri-Lankën që nga tsunami i vitit 2004.

Dëshmitarët ngarkojnë një automjet me ndihma

Sipas zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Sri-Lankë, asnjë Dëshmitar nuk vdiq nga katastrofa, ama gati 200 janë shpërngulur. Një Sallë Mbretërie, ose vend adhurimi, në Kaduvela, që ndodhet rreth 15 kilometra larg Kolombos, u përmbyt nga ujërat deri në 2 metra.

Menjëherë Dëshmitarët formuan një komitet ndihme në rast katastrofash që të organizonte përpjekjet për të plotësuar nevojat fizike të çastit të viktimave, si edhe për t’u dhënë mbështetje dhe inkurajim nga Shkrimet. Një Sallë Mbretërie në Kotahenë u përdor për të mbledhur ndihmat, si ujë të pijshëm, veshje dhe furnizime mjekësore. Qindra Dëshmitarë nga vendi u ofruan vullnetarë për t’u shpërndarë artikujt e nevojshëm Dëshmitarëve të tjerë dhe fqinjëve.

Nid’hu Davidi, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Sri-Lankë, komenton: «Vazhdojmë të lutemi për familjet e shumta që janë prekur nga kjo tragjedi e fundit. Në të njëjtën kohë, po ndihmojmë të pastrohen shtëpitë e dëmtuara nga përmbytja, të shpërndahen ushqime dhe t’u dhurohen veshje atyre në nevojë. Fryma bujare dhe vullnetare mes Dëshmitarëve ka qenë një dritë rrezatuese gjatë këtyre kohëve të errëta.»

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: David A. Semonian, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Sri-Lankë: Nid’hu David, 94-11-2930-444