Kalo te përmbajtja

12 MAJ 2023
SUDAN

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Sudan

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Sudan

Më 15 prill 2023, në Hartum, kryeqytet i Sudanit, shpërtheu një konflikt mes 2 grupeve të armatosura. Në lajme raportohet se për shkak të luftimeve, kanë humbur jetën mbi 600 njerëz dhe janë plagosur 5.000 të tjerë.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Pasi i shpëtuan konfliktit të armatosur në Hartum, vëllezërit e motrat u mblodhën bashkë në qytetin e Uad-Madanit, Sudan, që të merrnin inkurajim e të forconin besimin

    Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur

  • Të paktën 318 lajmëtarë janë shpërngulur. Disa ia dolën të shpërnguleshin të sigurt në shtetet fqinje

  • 8 të rritur dhe 5 fëmijë mbetën të bllokuar përkohësisht në vendet e punës dhe në shkolla. Të gjithë janë ribashkuar me familjet e tyre

Ndihma në rast katastrofash

  • Pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet të prekurve nga kjo katastrofë

  • Në Sudan dhe në vendet fqinje janë ngritur Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën dhe për të siguruar ndihmë praktike

Do të vazhdojmë të lutemi për vëllezërit tanë, të cilëve u është kthyer jeta përmbys për shkak të dhunës, ndërsa i mbajmë sytë tek e ardhmja kur «do të ketë paqe pa fund».—Psalmi 72:7.