5 KORRIK 2019
TAJVAN
Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën kineze
Më 5 korrik 2019 në kongresin rajonal që u mbajt në qytetin Taojan, Tajvan, u prezantua botimi i rishikuar Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kineze. Vëlla Keneth Kuk, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti fjalimin në National Taiwan Sport University Stadium. Këtë njoftim historik e dëgjuan 12.610 veta, disa prej të cilëve po e ndiqnin kongresin në katër vende të tjera.
Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në kinezisht dolën për herë të parë në vitin 1995 në dy botime: në gjuhën tradicionale që përdoret kryesisht në Hong-Kong dhe Tajvan, dhe në gjuhën kineze të thjeshtuar që flitet kryesisht në Kinë, Malajzi dhe Singapor. Përkthimi Bota e Re në kinezisht doli i plotë më 2001, në dy botime: në gjuhën tradicionale dhe të thjeshtuar. Kurse në vitin 2004 doli një botim i tretë në gjuhën kineze të thjeshtuar dhe në pinjin, një sistem shkrimi me shkronja latine.
Edhe përkthimi i rishikuar u prezantua në tri botime. Biblat në gjuhën tradicionale dhe në gjuhën kineze të thjeshtuar janë si në format të shtypur, edhe në format elektronik, ndërsa përkthimi në pinjin është në dispozicion në Watchtower ONLINE LIBRARY™.
Gjuha kineze mandarin është gjuha amtare me më shumë folës në botë, me mbi 1,1 miliardë njerëz. Përveç atyre që flasin gjuhën mandarin, shkronjat kineze i lexojnë miliona veta që flasin dialekte të tjera. Tani, vëllezërit e motrat që shërbejnë në këtë territor të stërmadh, mund të përdorin Biblën e rishikuar Përkthimi Bota e Re që të ndihmojnë më tepër njerëz të njohin Jehovain e të marrin njohuri të saktë për Fjalën e Tij.—1 Timoteut 2:4.