Kalo te përmbajtja

9 SHKURT 2018
TAJVAN

Një tërmet godet Tajvanin

Një tërmet godet Tajvanin

Natën e së martës më 6 shkurt, një tërmet 6,4-ballësh goditi bregun lindor të Tajvanit. Mediat raportojnë se të paktën 6 veta kanë vdekur dhe mbi 250 janë lënduar, ndërsa 76 të tjerë konsiderohen të humbur.

Nga tërmeti nuk ka humbur jetën e as është lënduar ndonjë lajmëtar. Megjithatë, në Hualien, ndër zonat më të prekura, u dëmtua një ndërtesë ku ndodheshin Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën amise (një gjuhë indigjene tajvaneze) dhe një Sallë Mbretërie. U dëmtua rëndë edhe një apartament ku jetonin disa pjesëtarë të skuadrës së përkthimit, të cilëve iu desh të evakuoheshin. Vëllezërit vendës morën masa të menjëhershme për t’u siguruar strehim të përkohshëm të prekurve nga katastrofa, ndërsa dega e Tajvanit po ndihmon me gjërat e tjera të domosdoshme.

Lutemi që vëllezërit e motrat e prekur nga katastrofa të kenë paqe mendore në këtë kohë të vështirë dhe që vëllezërit, të cilëve u është besuar detyra për t’u kujdesur për ta, të provojnë se janë «si një strehë për t’u mbrojtur nga era».—Isaia 32:2.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Tajvan: Çen Jongdiani, +866-3-477-7999