17 SHTATOR 2013
TANZANI
Gjykata më e lartë e Tanzanisë mbron të drejtat e nxënësve Dëshmitarë
DAR-ES-SALAM, Tanzani—Më 12 korrik 2013 Gjykata e Apelit e Tanzanisë, gjykata më e lartë e vendit, unanimisht mori vendimin se shkollat në krahinën Mbeya kishin dhunuar lirinë fetare të 127 nxënësve, të cilët ose i kishin përjashtuar nga shkolla, ose u kishin dhënë masa disiplinore pasi kishin refuzuar për shkak të ndërgjegjes të këndonin himnin kombëtar.
Më 2007 drejtoria e shkollës në Shikula përjashtoi pesë të rinj Dëshmitarë që nuk kishin pranuar të këndonin himnin kombëtar. Kurse shkollat fillore dhe 7-vjeçare në këtë zonë, për të njëjtën arsye, kishin marrë masa disiplinore ndaj 122 nxënësve të tjerë Dëshmitarë. Pasi iu apeluan Seksionit të Arsimit dhe kryeministrit, zëri i tyre nuk u dëgjua, prandaj 127 nxënësit kërkuan zgjidhje ligjore nga Gjykata e Lartë e Tanzanisë, gjykata e dytë në vend për nga rëndësia. Gjykata e Lartë e përkrahu vendimin e përjashtimit, ndonëse nuk ishte një vendim unanim. Ja pse më 2 dhjetor 2010 nxënësit iu drejtuan Gjykatës së Apelit. Sipas dokumentacionit gjyqësor, vendimi i Gjykatës së Apelit «shfuqizon dhe bën të pavlefshëm» vendimin e Gjykatës së Lartë dhe anulon pasojat e atij vendimi.
Zadok Mwaipwisi, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Tanzani, thotë: «Jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës dhe përkrahjen që u ka dhënë këtyre të rinjve për qëndrimin e mbajtur për shkak të ndërgjegjes. Kjo fitore përforcon të drejtën kushtetuese të lirisë fetare jo vetëm për Dëshmitarët e Jehovait, por edhe për gjithë qytetarët e Tanzanisë.»
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Tanzani: Zadok Mwaipwisi, tel. +255 22 2650592