Kalo te përmbajtja

Motra e vëllezër përqafojnë vëllanë Shamil Kakimov ndërsa ai del nga burgu

16 MAJ 2023
TAXHIKISTAN

Del nga burgu vëllai 72-vjeçar Shamil Kakimov

Del nga burgu vëllai 72-vjeçar Shamil Kakimov

Më 16 maj 2023, vëllanë Shamil Kakimov e liruan nga një burg në Taxhikistan. Ai u kthye në shtëpi pasi bëri më tepër se 4 vite burg për besimin.

Edhe para se ta arrestonin në 2019-n, Shamili kishte probleme shëndetësore, si tension i lartë, probleme me zemrën, etj. Dhe, megjithëse i sëmurë, në burg Shamilit nuk i siguruan kujdesin e nevojshëm mjekësor. Si pasojë, gjendja e tij u përkeqësua dhe madje iu krijua një gangrenë në këmbë dhe në shputën e këmbës.

Por Shamili e ruajti optimizmin duke menduar për vargje specifike nga Fjala e Perëndisë, edhe pse jeta në burg ishte e vështirë dhe mjaft e dhimbshme.

Shamilin e presin jashtë burgut motra e vëllezër me një pankartë ku shkruhet: «Shamil, të duam!»

Në lutje, ai shpesh përfshinte fjalët e Psalmit 141:8: «Por unë i kam sytë te ti, o Zotëri Sovran Jehova! Veç te ti kam gjetur strehë.» Gjithashtu u inkurajua jashtë mase nga Isaia 49:13, 16, ku thuhet se në kuptimin figurativ, Jehovai ‘i skalit’ në pëllëmbët e duarve të tij emrat e atyre që vuajnë. Këto fjalë e siguruan Shamilin se, megjithëse ishte pas hekurave të burgut, Jehovai s’do ta harronte kurrë.

Falë ngushëllimit që mori nga Fjala e Jehovait, Shamili nuk e humbi gëzimin e madje inkurajonte edhe të tjerët. Një vëlla që fliste rregullisht me Shamilin ndërsa ky ishte në burg, tregon: «Kur i telefonova herën e parë, prisja të dëgjoja zërin e trishtuar të një burri që e kishte lëshuar zemra. Por doli krejt e kundërta; ai e kishte mbajtur besimin të fortë. Ishte optimist pavarësisht nga rrethanat dhe shpesh na jepte zemër ne.»

Te Vajtimet 3:25 thuhet: «Jehovai është i mirë me atë që shpreson tek ai, me atë që e kërkon pareshtur.» Lutemi besimplotë se Jehovai do të vazhdojë të jetë «i mirë» me Shamilin dhe me vëllezërit e motrat e tjerë në Taxhikistan, që po i përballojnë sprovat me gëzim.