Kalo te përmbajtja

3 SHKURT 2022
TAXHIKISTAN

Komiteti i OKB-së: Taxhikistani ka shkelur të drejtat e vëllait Tierri Amedzro

Komiteti i OKB-së: Taxhikistani ka shkelur të drejtat e vëllait Tierri Amedzro

Më 14 dhjetor 2021, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vendosi se Taxhikistani kishte shkelur të drejtat e vëlla Tierri Amedzros duke e arrestuar dhe deportuar në Kazakistan.

Komiteti gjykoi se arrestimi ishte «arbitrar» dhe shkelte Paktin Ndërkombëtar të OKB-së për të Drejtat Civile dhe Politike. Gjithashtu komiteti është shprehur se qeveria nuk mund ta ndalojë Tierrin të kthehet në Taxhikistan nëse ai dëshiron. Zyrtarët në Taxhikistan tani janë «nën detyrimin që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen».

Më 4 tetor 2018, autoritetet në Taxhikistan bastisën një shtëpi ku Dëshmitarët e Jehovait po mbanin mbledhje. Ata arrestuan Tierrin dhe e morën në pyetje në selinë e Komitetit Shtetëror të Taxhikistanit për Sigurinë Kombëtare. Më 16 tetor 2018, një gjykatës e shpalli fajtor Tierrin me akuzën e rreme të imigracionit të paligjshëm. Tierri është shtetas rus që punonte në Taxhikistan.

Gjykatësi e gjobiti Tierrin dhe urdhëroi deportimin e tij.

Tierri tha: «Shpresoj që vendimi i komitetit të OKB-së të përmirësojë deri diku lirinë fetare në Taxhikistan dhe që vëllezërit tanë të adhurojnë Jehovain të qetë.»

Aktualisht në Taxhikistan ka një vëlla të burgosur për besimin.

Jemi të sigurt se Jehovai do t’u japë paqe të pafund vëllezërve që po hasin sprova.—Isaia 26:3.