Kalo te përmbajtja

19 MARS 2021
TAXHIKISTAN

Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon masa të veçanta për vëlla Shamil Kakimovin

Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon masa të veçanta për vëlla Shamil Kakimovin

Më 19 mars 2021, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (CCPR) kërkoi që Taxhikistani të marrë menjëherë masa për të mbrojtur shëndetin e vëllait 70-vjeçar, Shamil Kakimov. Vëllai ynë i sëmurë është burgosur që nga shkurti i vitit 2019 vetëm se praktikon paqësisht besimin e tij. CCPR-ja u ka kërkuar autoriteteve në Taxhikistan ta transferojnë vëlla Kakimovin në një qendër mjekësore të specializuar dhe ta nxjerrin nga burgu e ta mbajnë në arrest në një formë tjetër, ndërkohë që çështja po shqyrtohet nga CCPR-ja.