Kalo te përmbajtja

7 JANAR 2021
TAXHIKISTAN

Një gjykatë ushtarake në Taxhikistan dënon me 3 vite e gjysmë burg vëlla Rustamjon Norovin

Një gjykatë ushtarake në Taxhikistan dënon me 3 vite e gjysmë burg vëlla Rustamjon Norovin

Më 7 janar 2021, një gjykatë ushtarake në Taxhikistan dënoi me 3 vite e gjysmë burg vëlla Rustamjon Norovin, ngaqë refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes.

Pak para vendimit, Rustamjonit iu dha mundësia për të folur në gjyq. Plot bindje citoi disa shkrime nga Bibla për të shpjeguar pse nuk pranon të kryejë ushtrinë. Gjithashtu tregoi çfarë e ka ndihmuar të qëndrojë besnik.

Ai përmendi fjalët e Filipianëve 4:13: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» Në fund shtoi: «Gjatë kësaj periudhe e kam ndier Perëndinë Jehova përkrah meje. Ai më ka dhënë forcë që të mos dorëzohem ose të shkurajohem, por të jem i gëzuar e i lumtur dhe të vazhdoj të buzëqesh. I jam vërtet mirënjohës për këtë dhe jam krenar që shërbej si Dëshmitar i tij.»