Kalo te përmbajtja

2 TETOR 2019
TAXHIKISTAN

Taxhikistani dënon padrejtësisht me 7 vjet e gjysmë burg vëlla Shamil Kakimovin, 68 vjeç

Taxhikistani dënon padrejtësisht me 7 vjet e gjysmë burg vëlla Shamil Kakimovin, 68 vjeç

Më 10 shtator 2019, Gjykata Rajonale e qytetit të Huxhandit në Taxhikistan dënoi me 7 vjet e gjysmë burg vëlla Shamil Kakimovin, vetëm se po fliste me të tjerët për besimin e tij. Dëshmitarët e Jehovait e kanë apeluar çështjen.

Peripecitë e vëlla Kakimovit nisën që në fillim të 2019-s. Më 26 shkurt autoritetet e arrestuan me akuzën për «nxitje të urrejtjes fetare». Më pas, gjykata e la në paraburgim, që më vonë e shtyu në 6 muaj. Përveç burgosjes së padrejtë, ai vuan nga presioni i lartë i gjakut dhe akoma po merr veten nga një ndërhyrje mjekësore.

Kjo është hera e parë që një Dëshmitar i Jehovait është burgosur në Taxhikistan që nga viti 2017, kur 18 vjeçari Danil Islamovi u dënua me 6 muaj burg ngaqë nuk pranoi të vishte një uniformë ushtarake. Tani Taxhikistani është një nga 5 vendet që ka burgosur të paktën 1 Dëshmitar të Jehovait. Katër të tjerat janë Eritreja, Rusia, Singapori dhe Turkmenistani.

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i japë vëlla Kakimovit çdo gjë të nevojshme për të qëndruar në këtë sprovë.—Romakëve 15:5.