31 MARS 2020
TAXHIKISTAN
Vëlla Jovidon Bobodzhonovi rrezikon burgosjen sepse refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes
Të mërkurën më 1 prill 2020 një gjykatë ushtarake në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, do të japë vendimin në çështjen e vëlla Jovidon Bobodzhonovit, i cili refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Për më shumë se 5 muaj vëlla Bobodzhonovi po pret vendimin në kushte tepër të vështira në paraburgim.
Më 4 tetor 2019 oficerë të ushtrisë në qytetin të Huxhandit morën me forcë nga shtëpia 19 vjeçarin vëlla Bobodzhonovin, dhe e çuan në një zyrë rekrutimi, ku e mbajtën në arrest. Dy ditë më vonë, kundër vullnetit të tij, e çuan me tren në një qendër stërvitore ushtarake në Krahinën e Leninit. Pastaj e transferuan në njësinë ushtarake nr. 45075. Atje oficerët i bënë presion të vishte një uniformë ushtarake dhe të bënte betimin ushtarak. Së fundmi, më 28 janar 2020 ngritën një çështje penale kundër tij.
Prindërit e Jovidonit, edhe ata Dëshmitarë të Jehovait, u dërguan disa ankesa autoriteteve të Taxhikistanit, mes tyre edhe Administratës së Presidentit dhe Avokatit të Popullit. Autoritetet u përgjigjën se, meqë nuk ka një ligj për shërbimin alternativ civil, veprimet e z. Bobodzhonov përbëjnë krim, ndaj marrja me forcë është e ligjshme.
Jemi të sigurt se Jehovai do t’i japë forcë e paqe vëlla Jovidon Bobodzhonovit dhe familjes së tij, falë qëndrimit të tij të guximshëm.—Psalmi 29:11.