22 SHTATOR 2021
TAXHIKISTAN
Vëlla Rustamjon Norovin në Taxhikistan e lirojnë nga burgu
Më 21 shtator 2021, vëlla Rustamjon Norovin e liruan nga burgu në qytetin e Javanit, në Taxhikistan. Ishte burgosur që në tetor të vitit 2020 ngaqë kishte refuzuar ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Atë e kishin dënuar me 3 vite e gjysmë burg, por e liruan më përpara për shkak të një amnistie që hyri në fuqi në fillim të këtij muaji.