Përmbledhje për Territoret Palestineze
Dëshmitarët e Jehovait kanë ekzistuar që nga viti 1919 në atë që sot njihet si Territoret Palestineze. Më 1920 formuan një kongregacion në Ramallah dhe një tjetër në afërsi të Betlehemit, më 1942. Si pasojë e luftës palestineze më 1948, vendi u nda në dy rajone: njëri u bë shteti i ri i Izraelit dhe tjetri u vu nën kontrollin e Jordanisë. Për thuajse 20 vjet, Dëshmitarët në Izrael dhe në Territoret Palestineze nuk komunikonin dot me njëri-tjetrin. Pas Luftës 6-ditëshe më 1967, Dëshmitarët arritën të lidheshin me njëri-tjetrin dhe sërish ishin të lirë të mblidheshin e të zhvillonin aktivitetin e tyre në Bregun Perëndimor.
Ndonëse Dëshmitarët e Jehovait në Territoret Palestineze kanë kërkuar të njihen ligjërisht, autoritetet ua kanë mohuar kërkesat. Dëshmitarët mund të mblidhen së bashku për të adhuruar Perëndinë dhe t’u flasin të tjerëve për besimin e tyre, por, pa pasur njohjen ligjore, u mohohen disa të drejta të njeriut. Po vazhdojnë përpjekjet për të fituar të drejtat themelore si dhe një lloj statusi ligjor.