Kalo te përmbajtja

2 DHJETOR 2019
TOGO

Përmbytje të mëdha në Togo

Përmbytje të mëdha në Togo

Gjatë stinës së lagësht të vitit 2019 në Togo ranë shira të rrëmbyera për një kohë të gjatë. Ato shkaktuan përmbytje të mëdha në periferi të Lomes. Nga kjo katastrofë janë prekur 257 lajmëtarë nga shtatë kongregacione. Dega që kujdeset për Togon, po organizon punën për t’u vajtur në ndihmë.

Në disa nga zonat e prekura, niveli i ujit nëpër ndërtesa arriti deri në një metër, prandaj 51 vëllezër e motra u detyruan të evakuoheshin. Lajmëtarët aty afër hapën shtëpitë që të kujdesen për të pastrehët.

Për shkak të përmbytjes u infektuan disa nga burimet e ujit në këtë zonë. Komiteti i Degës në Benin, i cili mbikëqyr veprën në Togo, ka marrë masa për të shpërndarë ndihma me anë të mbikëqyrësit qarkor dhe pleqve vendës. Ndër to edhe tableta për pastrimin e ujit, dezinfektues dhe klor.

Lutemi që Jehovai të bekojë vëllezërit tanë në Togo ndërsa shfaqin dashuri vetëmohuese për njëri-tjetrin.—Gjoni 13:34, 35.