Kalo te përmbajtja

21 MARS 2023
TOGO

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën kabije

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën kabije

Më 12 mars 2023, vëlla Vilfrid Sohinto, anëtar i Komitetit të Degës në Benin, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën kabije. Prezantimi u bë gjatë një programi live që u mbajt në Kara, Togo, ku morën pjesë mbi 2.959 veta. a Menjëherë pas prezantimit u shpërndanë Biblat e shtypura dhe u vu në dispozicion formati elektronik.

Gjuha kabije flitet kryesisht në veriun e Togos, por edhe në vendet fqinje, Benin dhe Ganë. Ajo është gjuha amtare e rreth 1 milion njerëzve.

Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën kabije në Kara, Togo

Në gjuhën kabije ka edhe Bibla të tjera, por botimi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re është i pari që ka rivendosur emrin e Perëndisë në të gjithë tekstin. Emri hyjnor shfaqet edhe në një Bibël tjetër, por vetëm tek Eksodi 3:15.

Duke komentuar për prezantimin e Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re, një përkthyes tha: «Është më se e qartë se Jehovai po e mbështeste punën për përkthimin e Biblës. Ky përkthim do të na ndihmojë gjatë predikimit dhe do të jetë kënaqësi ta përdorim në mbledhjet e kongregacionit.»

Jemi tejet të lumtur që vëllezërit e motrat që flasin gjuhën kabije, kanë në duar këtë dhuratë të çmuar, falë së cilës mund ‘të lëvdojnë emrin e Jehovait’.—Psalmi 135:1.

a Komiteti i Degës në Benin mbikëqyr veprën e predikimit në Togo.