26 JANAR 2022
TONGË
Një shpërthim vullkanik dhe një tsunami dëmtojnë rëndë Tongën
Më 15 janar 2022 një tsunami shkatërrimtar goditi ishujt e Tongës pas një shpërthimi vullkanik nënujor në Oqeanin Paqësor. Efektet e tij u ndien deri në Amerikën e Jugut dhe në Japoni. Shumë ishuj u mbuluan nga hiri, dhe tsunami shkaktoi përmbytje të mëdha. Gjithashtu, linjat e telekomunikacionit u dëmtuan rëndë.
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Asnjë nga motrat e vëllezërit nuk është lënduar
Ndihma në rast katastrofash
U ngrit një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash
Vëllezërit po ndihmojnë bashkëbesimtarët që të pastrojnë hirin nga çatitë, pasi lidhen me cisterna që përdoren për ujin e pijshëm
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Vëllezërit kanë rinisur menjëherë aktivitetet teokratike dhe po mbajnë rregullisht mbledhjet. S’kemi asnjë dyshim se Jehovai do të bëhet ‘ndihmë dhe ngushëllim’ për vëllezërit e motrat e prekur nga katastrofa.—Psalmi 86:17.