Kalo te përmbajtja

13 JANAR 2021
TURKMENISTAN

Një gjykatë në Turkmenistan dënon vëlla Ruslan Artikmiradovin me 2 vite burg

Një gjykatë në Turkmenistan dënon vëlla Ruslan Artikmiradovin me 2 vite burg

Më 11 janar 2021, një gjykatë ushtarake në Turkmenistan dënoi vëlla Ruslan Artikmiradovin me 2 vite burg. Kjo është hera e dytë që burgoset për shkak të asnjanësisë.

Kur u njoftua vendimi, Ruslani kishte qëndrim pozitiv dhe ishte i buzëqeshur. Ndërsa po e shoqëronin jashtë sallës së gjyqit, ai citoi fjalët e Jezuit që gjenden te Mateu 24:13: «Ai që qëndron deri në fund, do të shpëtojë.»

Besimi i vëllezërve të rinj në Turkmenistan na forcon. Ata ndjekin me gatishmëri shembullin e Jezuit që duroi shumë gjëra ‘për gëzimin që iu vu përpara’.—Hebrenjve 12:2.