Kalo te përmbajtja

Vëlla Veniamin Gendijevi

3 SHKURT 2021
TURKMENISTAN

Vëlla Gendijevi dënohet me 2 vite burg, sepse refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Vëlla Gendijevi dënohet me 2 vite burg, sepse refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Vendimi

Më 19 janar 2021, një gjykatë në Turkmenistan dënoi vëlla Veniamin Gendijevin me 2 vite burg, ngaqë refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes.

Të dhëna

Veniamin Gendijevi

  • Lindur: 2000 (Sejdi)

  • Biografia: Është rritur në një familje Dëshmitarësh të Jehovait. U bë lajmëtar kur ishte 15 vjeç dhe u pagëzua kur ishte 19 vjeç. Nga të tjerët njihet si person i butë dhe miqësor

    Ka mësuar zanatin e mekanikut të makinave. I pëlqen t’i bjerë kitarës. Shokët e shkollës e tallnin për shkak të bindjeve të tij, por ai ka mësuar si t’i mbrojë bindjet e bazuara në Bibël

Historiku i çështjes

Në korrik 2018, Veniaminin e dënuan me 1 vit burg, ngaqë nuk pranoi të kryente ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Atë e liruan më 25 qershor 2019.

Më 25 dhjetor 2020 e thirrën në zyrën e prokurorisë në rajonin e Dianevit. Autoritetet i kërkuan që t’u shpjegonte me shkrim pse refuzonte shërbimin ushtarak. Më 30 dhjetor 2020, prokuroria e informoi se kundër tij ishte ngritur sërish një çështje penale dhe i konfiskuan pasaportën.

Ndërsa kujton dënimin e parë, Veniamini tregon: «E ndieja që Jehovai më gjendej pranë. Kjo më forcoi qëndrueshmërinë dhe besimin. I lutesha Jehovait dhe flisja për lajmin e mirë me të burgosurit e tjerë. Falë kësaj mund të luftoja dëshpërimin.

Ndërsa isha në burg, prindërit më tregonin për vëllezërit dhe motrat që kishin pyetur për mua, por që nuk kishin mundësi të më vizitonin. Kjo më inkurajoi të qëndroja besnik deri në fund të dënimit tim.»

Veniamini u forcua sidomos nga Isaia 54:17, që thotë pjesërisht: «Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses.» Shkrime të tilla bashkë me lutjet tona do ta ndihmojnë të ruajë integritetin përballë kësaj sprove.