Kalo te përmbajtja

14 SHTATOR 2016
TURKMENISTAN

Autoritetet në Ashkabad burgosin Mansur Mesharipofin mbi akuza të rreme

Autoritetet në Ashkabad burgosin Mansur Mesharipofin mbi akuza të rreme

Më 30 qershor 2016 forcat e rendit në Turkmenistan arrestuan Mansur Mesharipofin në parkun e qytetit të Ashkabadit. Policia e kishte gjurmuar që nga vera e vitit 2014 për shkak të veprimtarive fetare si Dëshmitar i Jehovait. Z. Mesharipof, 32 vjeç, u akuza se kishte sulmuar një polic, por në të vërtetë policët kishin ushtruar dhunë mbi të. Më parë z. Mesharipof e kanë rrahur, madje e kanë torturuar, për shkak të veprimtarive të tij fetare paqësore. Më 18 gusht 2016 një gjykatë turkmene e dënoi me një vit në një burg me kushte normale. Z. Mesharipof e ka apeluar dënimin.