Kalo te përmbajtja

TURKMENISTAN

Përmbledhje për Turkmenistanin

Përmbledhje për Turkmenistanin

Dëshmitarët e Jehovait kanë filluar veprën e tyre në Turkmenistan që në fund të viteve 80. Menjëherë pasi fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në tetor 1991, qeveria mori masa të ashpra për të kufizuar lirinë fetare.

Dëshmitarët e Jehovait nuk njihen ligjërisht në Turkmenistan. Për shkak të bindjeve të tyre fetare, disa Dëshmitarë janë përballur me rrahje të rënda, arrestime arbitrare, kontrolle në shtëpi, burgosje dhe gjoba. Në disa raste, janë burgosur mbi akuza të sajuara nga policia. Ngaqë në Turkmenistan nuk ekziston shërbimi alternativ civil, të rinjtë Dëshmitarë burgosen dhe dënohen sepse refuzojnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Dëshmitarët e Jehovait kanë paraqitur ankesa për këto çështje pranë Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në tetor të 2014-s, presidenti i Turkmenistanit u dha amnistinë tetë Dëshmitarëve që ishin burgosur padrejtësisht. Dëshmitarët i kanë shprehur publikisht vlerësim qeverisë së Turkmenistanit për këtë zhvillim pozitiv. Ata shpresojnë se qeveria do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të mbrojtur të drejtën e lirisë fetare.